Petullat në mëngjes janë një zgjidhje perfekte që kënaq të gjithë familjen.
AgroWeb.org ju tregon një recetë të veçantë dhe me shumë shije që ju mbase nuk e keni provuar.
Bëhet fjalë për petulla me lëng portokalli, të cilat mbushin me aromë shtëpinë tuaj.
Me shumë pak përbërës ju do të mrekulloni shqisat tuaja dhe do të kënaqni nepsin.
Përbërësit
500 gr miell,
8 gr maja,
1/2 gotë uji me lëng portokalli,
1 lugë kafeje me kripë,
Ujë sa të kemi një brumë të butë
Vaj për skuqje.
Përgatitja
Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni majanë, të cilën duhet ta shkrini në pak ujë të ngrohtë.
Sapo ajo të jetë aktivizuar, pra të ketë krijuar bulëza në sipërfaqe mund të vazhdoni me përzierjen e përbërësve të thatë.